Kush do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

Kush do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse Partia Demokratike ka një kandidat përballë Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës. Berisha u shpreh se Partia Demokratike ka personalitete të shquara për t’i paraqitur qytetarëve të Tiranës përballë kandidatit të mazhorancës. I pyetur nëse Ilir Alimehmeti mund të jetë një ndër kandidatët, Berisha tha se nuk mund të flasë nga mendja e tij, pasi kjo çështje do të diskutohet në forumet përkatëse. Megjithatë, ai theksoi se Alimehmeti është një figurë e shquar dhe e denjë për t’u promovuar në shumë funksione. Berisha e quajti kabinetin e ri të kryeministrit Edi Rama “palo kabinet” dhe “më të dobëtin në historinë e vendit”. Sipas tij, Rama po përpiqet të shmangë diskutimet për qeverinë e...