Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kapen thasë me drogë në Mirditë, shpallen në kërkim 3 persona
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Mirditës, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike. Ata janë: Dashamir Rexhepi, Durim Rexhepi dhe Mark Shyti. Sipas policisë ata dyshohet se po transportonin pesë thasë me drogë me dy automjetet e tyre. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green harvest”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet që kishin siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën dhe mbrëmjen e djeshme kanë ndërhyrë në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”, duke iu bërë shenjë për ndalim, 3 shtetasve që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike, me 2 automjete. Sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë,...