Kapen 5 thasë me drogë në Mirditë, shpallen në kërkim 3 persona

Kapen 5 thasë me drogë në Mirditë, shpallen në kërkim 3 persona

Policia e Mirditës ka finalizuar një operacion për goditjen e një rasti të tentativës për shitjen e lëndëve narkotike Cannabis Sativa. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në këtë operacion janë sekuestruar 5 thasë me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa (në total 38.8 kilogramë) dhe 2 automjete. Po ashtu, Policia bën të ditur se ka identifikuar 3 shtetasit e dyshuar që po transportonin lëndën narkotike dhe i ka shpallur ata në kërkim. Njoftimi i Policisë: Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Green harvest”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të lëndës narkotike Cannabis Sativa. Sekuestrohen 5 thasë me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa (në total 38.8 kilogramë) dhe 2 automjete. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që dyshohet se posedonin...