Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dy vëllezërit krutanë dhe bashkëpunëtori i tyre braktisin thasët e drogës, marrin malet sapo shohin policinë
Policia e Mirditës ka goditur një rast trafikimi të lëndëve narkotike, teksa 3 persona janë shpallur në kërkim. Dy vëllezër dhe një bashkëpunëtor i tyre po transportonin 5 thasët me kanabis me peshë 38.8 kg në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”. Sapo ata panë policisë, braktisën thasët me kanabis dhe u arratisën duke përfituar nga errësira dhe terreni malor. Droga u sekuestrua, kurse poseduesit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim nga policia. Ata janë vëllezërit Dashamir Rexhepi 40 vjeç dhe Durim Rexhepi 35 vjeç, si dhe Mark Shyti 27 vjeç. Sipas policisë, kanabisi do të shitej në qytet në sasi të vogla. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer...