Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë. Ceferin: “Futbolli bashkon njerëzit”. Duka: “Mbledhja e KE-së në Tiranë, vlerësim për punën & zhvillimin e futbollit shqiptar”
Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me pjesëmarrjen e veçantë të Presidentit të UEFA-s, Aleksander ?eferin, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Gjithashtu, në ceremoninë hapëse morën pjesë edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanovi?, ambasadori i FSHF-së për këtë event Jahmir Hyka, ish-lojtarë dhe personalitete vendase, djem dhe vajza nga shkollat lokale dhe prindër, duke krijuar një atmosferë festive në “Shtëpinë e Futbollit”. Pas mbërritjes së delegacionit, fëmijët krijuan një korridor mikpritjeje për Presidentin ?eferin dhe Presidentin Duka. Aktiviteti vijoi me një ndeshje futbolli, ku pjesë e ekipeve ishin Presidenti ?eferin, Luís Figo, Aljoša Asanovi?, trajneri i Kombëtares...