Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sekuestrohen 5 thasë me kanabis në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona
Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike është goditur nga policia e Mirditës, teksa 3 persona janë shpallur në kërkim. Dy vëllezër dhe një bashkëpunëtor i tyre po transportonin 5 thasët me kanabis me peshë 38.8 kg në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”. Sapo ata panë policisë, braktisën thasët me kanabis dhe u arratisën duke përfituar nga errësira dhe terreni malor. Droga u sekuestrua, kurse poseduesit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim nga policia. Ata janë vëllezërit Dashamir Rexhepi 40 vjeç dhe Durim Rexhepi 35 vjeç, si dhe Mark Shyti 27 vjeç. Sipas policisë, kanabisi do të shitej në qytet në sasi të vogla. Njoftimi i policisë: Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Green harvest”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të...