PS me ekip të ri në Kuvend/ Niko Peleshi merr drejtimin e Parlamentit, Balla rikthehet në krye të grupit. Si lëvizin drejtuesit e komisioneve parlamentare

PS me ekip të ri në Kuvend/ Niko Peleshi merr drejtimin e Parlamentit, Balla rikthehet në krye të grupit. Si lëvizin drejtuesit e komisioneve parlamentare

Në katër vitet e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet sërish nga një burrë. Elisa Spiropali do ta lërë drejtimin e këtij institucioni në nisje të legjislaturës për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që në karrigen më të lartë në Kuvend do të ngjitet ish zv.kryeministri dhe ish ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Një tjetër ndryshim është bërë edhe në postin e nënkryetarit të Kuvendit, ku Bledi Ccuci do t’i lërë vendin deputetes së Durrësit, Klodiana Spahiu. Vendin e lënë bosh nga Niko Peleshi në krye të grupit parlamentar të PS-së, do t’a rimarrë Taulant Balla. Pas disa vitesh angazhim në qeveri, fillimisht si ministër i Brendshëm dhe më pas ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Balla rikthehet tashmë në...