Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Rama i çoi Tiranës korbën e korrupsionit, e cila duhej dënuar me burgim të përjetshëm për atë që bëri gjatë pandemisë
Kreu i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar këtë të fundit si “një nga hajdutët më të poshtër që ka Shqipëria”. Berisha përgëzoi degën e PD-së në Tiranë dhe Belind Këlliçin për protestat e vazhdueshme kundër Veliajt, ndërsa denoncoi dhunimet çnjerëzore ndaj të burgosurve që, sipas tij, kryhen me urdhër të Ramës dhe Ulsi Manjës. Ai akuzoi qeverinë për manipulime dhe abuzime gjatë pandemisë, ku vetëm nga fondet e Covid-it janë zhdukur 500 milionë euro dhe janë fshehur 22 mijë viktima, ndërkohë që Veliajt i besohet përsëri drejtimi i Tiranës. Deklarata e plotë për media: Një personazh, që nuk po ia them emrin, para 40...