Rama “shkrin” dy dikastere në qeverinë e re, këto dy ministri s’do të jenë pjesë e mandatit të katërt

Rama “shkrin” dy dikastere në qeverinë e re, këto dy ministri s’do të jenë pjesë e mandatit të katërt

Ministria për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Ministria për Rininë dhe Fëmijët nuk do të ekzistojnë më në qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama. Këto dikastere nuk u përmendën gjatë fjalimit që zgjati mbi 2 orë nga Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Ministria për Sipërmarrjen u drejtua në mandatin e kaluar nga Delina Ibrahimaj, e cila u konfirmua nga Rama si ministre e Ekonomisë. Nga ana tjetër ministria për Rininë dhe Fëmijët, u drejtua nga Bora Muzhaqi, e cila nuk u përmend në asnjë moment nga kreu i qeverisë në emërimet e kabinetit të ri.