Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Operacion i madh në Stamboll! Shteti merr kontrollin e tre televizioneve kryesore, arrestime dhe qindra konfiskime
Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhër-arrest për dhjetë drejtues të lartë të kompanisë së investimeve Can Holding, nën akuzat për mashtrim, evazion fiskal dhe pastrim parash. Sipas mediave turke, autoritetet kanë konfiskuar asetet e 121 kompanive të lidhura me grupin, përfshirë tre televizione të njohura: Haberturk, Show TV dhe Bloomberg HT. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e prokurorit të rrethit Küçükçekmece në Stamboll, ndërsa transmetuesi shtetëror TRT Haber raportoi se hetimi lidhet me blerjen e televizioneve në dhjetor 2024 nga ana e Can Holding. Kjo kompani zotëron gjithashtu karburante, institucione arsimore dhe një universitet privat. Bloomberg HT, kanali i lajmeve ekonomike, ishte krijuar në vitin 2010 në partneritet me agjencinë amerikane Bloomberg News. Zhvillimi ka ngjallur shqetësime për lirinë e medias në Turqi....