Rama shpall veten ‘diktator’:  ‘pushtet përgjithmonë’ rotacioni “përrallë” në demokraci

Rama shpall veten ‘diktator’: ‘pushtet përgjithmonë’ rotacioni “përrallë” në demokraci

Kryeministri Edi Rama shpalli ambicien për të mbajtur pushtetin përgjithmonë ndërsa cilësoi si “përrallë” sugjerimet që në një vend demokratik, pushteti zakonisht ndryshon. Rama emëroi Ogerta Manastirlin “kryebashkiake e ardhshme” në Tiranë, sulmoi drejtësinë dhe shpalosi disa ide për reforma, duke injoruar shqetësimet vendëse dhe ndërkombëtare për shkeljet në standardet zgjedhore nga qeveria e tij. Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten kabinetin e ri qeveritar, premtoi reforma, u ankua për padrejtësi që i bëhen disa socialistëve, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ndërsa njoftoi se Veliaj do të shkarkohet formalisht me nismë të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak dhe emëroi pa dijeninë paraprake të saj, Ogerta Manastirlin për “kryebashkiake të Tiranës.” Rama shpalli gjithashtu ambicien për të qeverisur Shqipërinë përgjithmonë ndërsa cilësoi si...