Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama zgjedh kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS, kush do të marrë drejtimin e grupit të deputetëve
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS. Emri i zgjedhur nga Rama është Taulant Balla. Socialisti rikthehet në detyrën që e ka mbajtur edhe më herët në radhët e PS, ndërsa Rama e cilësoi si njeriun e duhur për këtë rol. “Sa i përket drejtimit të grupit të ri parlamatar, ka shumë pak për t’u menduar. Për eksperiencën e gjatë, Taulant Balla është deputeti i duhur”, theksoi Rama. Kryeminstri ka zgjedhur më herët Niko Peleshin për të mbajtur rolin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa nënkryetare është zgjedhur deputetja e Durrësit në radhët e PS, Klodiana Spahiu.