Rama flet për dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës: U zbut më shumë se ç’duhet

Rama flet për dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës: U zbut më shumë se ç’duhet

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha duke u shprehur se u zbut më shumë se sa duhet gjatë kohës që qëndroi jashtë vendit si diplomat. “Dua të nisem nga shembulli i Vlorës, nga gjithë sa pashë, kuptova dhe vajtova mbi situatën e qytetit, si dhe për shërbimeve e drejtorive qendrore në atë territor. Po ndaj me ju një përkufizim të shkurtër, vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit, dembelizëm e karshillëk ndaj popullit të Vlorës, e një allajoje të tërë njerëzish pa fe, pa atdhe, pa din e imam me mandatin e drejtorit. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë. Në kuptimin që qeveria investonte Vlorën e këta e shkelën me këmbë si pasagjerët hipur mbi...