Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rama konfirmon Malajn dhe Gonxhen, Kumbaro në krye të Arsimit
edi rama TIRANË – Kryeministri Edi Rama vijon prezantimin e ministrave të rinj. Rama ka konfirmuar në detyrë Petrit Malajn dhe Blendi Gonxhen, ndërsa Mirela Kumbaro do të emërohet në krye të Ministrisë së Arsimit. Mjedisi tashmë do të jetë një ministri më vete, dhe në këtë pozicion është zgjedhur Sofjan Jaupaj. “Petrit Malaj konfirmohet në krye të Financave. Gonxhe, Turizmi dhe Kultura, Mjedisi do të jetë një ministri më vete, Mirela do të lërë stafetën e turizmit, ndërsa Kultura duhet të ecë më shpejt, Turizmit dhe Kulturës do ti bashkohet dhe sporti. Ministrinë e Mjedisit do ta drejtojë Sofjan Jaupaj”, u shpreh Rama.