Rama ‘reformon’ Kuvendin: Numri i deputetëve do shkojë 101, Komision i Posaçëm për territorrin dhe drejtësinë

Rama ‘reformon’ Kuvendin: Numri i deputetëve do shkojë 101, Komision i Posaçëm për territorrin dhe drejtësinë

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një reformë të re që do të prekë edhe Komisionet Parlamentare, por edhe vetë numrin e deputetëve që do të ulen në karrige, duke nisur nga mandati i ardhshëm. Rama tha se socialistët do të propozojnë uljen deri në 101 të numrit të deputetëve, si dhe do të kërkojnë ngritjen e dy komisioneve të posaçme në Kuvend, atij për drejtësinë dhe për ndarjen e territorit. Po ashtu një sërë komisionesh aktuale do të riorganizohen me qëllim uljen e numrit të deputetëve që marrin pjesë në disa komisione. Nga 11 Komisione Parlamentare, 7 prej tyre do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 prej tyre nga opozita.  Rama: Elisa, Niko, Taulanti, Adea bashkë me disa deputetë të tjerë kishin detyrën...