SHBA/ Të shtëna me armë në një shkollë në Kolorado, tre të plagosur, autori qëllon veten

SHBA/ Të shtëna me armë në një shkollë në Kolorado, tre të plagosur, autori qëllon veten

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e së mërkurës, rreth orës 12:24 (me kohën lokale) në shkollën e mesme “Evergreen” në Kolorado, SHBA. Sipas mediave, autori i dyshuar, nxënës i shkollës, pasi qëlloi dhe plagosi tre shokë klase, u vetëvra. Zyra e sherifit konfirmoi vdekjen e të dyshuarit në një postim në mediat sociale të mërkurën në mbrëmje. Autoritetet nuk e kanë bërë publik identitetin e tij. Një nga studentët e plagosur ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në një deklaratë, Guvernatori i Kolorados, Jared Polis, tha se ishte “i shkatërruar” nga të shtënat. Pas të shtënave shkolla u mbyll. “Kjo është gjëja më e frikshme që mund të mendoni se mund të ndodhë ndonjëherë”, tha zëdhënësja e zyrës së sherifit, Jacki Kelley,...