I dënuar në Itali me 18 vite burg për trafik droge, arrestohet në Sarandë 50-vjeçari shqiptar

I dënuar në Itali me 18 vite burg për trafik droge, arrestohet në Sarandë 50-vjeçari shqiptar

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Sarandës, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai ishte dënuar me 18 vite burg, për përfshirje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është shtetasi Ermal Kostare, i njohur edhe me emrin Denis Rama, banues në Tiranë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tentoi të largohej nga Shqipëria përmes pikës kufitare detare në Sarandë, duke përdorur pasaportë britanike me gjeneralitete të rreme, me qëllim shmangien e identifikimit. Por, falë verifikimeve të thelluara, përfshirë kontrollin biometrik të gjurmëve të gishtave, dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Tiranën, u bë e mundur identifikimi i tij i saktë. Policia Kufitare e PKK Port Sarandë ngriti menjëherë...