Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Goditet rrjeti i kontrabandës së qenieve njerëzore në Tiranë, arrestohen tre persona
                            Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar një operacion të koduar “Rrjeti”, duke shkatërruar një strukturë kriminale të angazhuar në kontrabandë qeniesh njerëzore. Njoftimi i policisë:  Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, nga Policia e Shtetit, agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës.Arrestohen 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore, e njohur ndryshe si dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj.Njësia e Shërbimeve Hetimore, e cila punon së bashku me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme Operacionale...