SPAK çoi për hetim dosjen ‘Veliaj”, caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për kryebashkiakun (Emri)

SPAK çoi për hetim dosjen ‘Veliaj”, caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për kryebashkiakun (Emri)

Magjistratja Etleva Deda është caktuar si gjyqtare e seancës paraprake që do të shqyrtojë dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi ditën e djeshme (10 Shtator) se ka përfunduar hetimet për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën. Në njoftimin zyrtar të SPAK, renditen 13 akuza për kryebashkiakun Veliaj dhe 12 për bashkëshorten tij, Ajola Xoxa. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përballet me 13 akuza të rënda penale, të cilat lidhen kryesisht me korrupsion pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë. Rezultojnë 9 akuza për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me përfitime të paligjshme nga disa kompani dhe OJF, përfshirë: Agi Kons, Fusha shpk, Palushi shpk, Gerard-A, Kontakt shpk, Eventus (OJF) dhe Muza, BYL-A...