Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmi i kullave binjake në SHBA, 24 vite nga akti terrorist i 11 shtatorit
Mëngjesin e 11 shtatorit 2001, qytetarët e New Yorkut u zgjuan për të përjetuar njërën nga ditët më tragjike në historinë moderne. Në orën 08:46, një avion i rrëmbyer nga terroristët goditi njërën nga kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, dhe vetëm 17 minuta më vonë një avion i dytë goditi kullën tjetër. Dy ndërtesat 110-katëshe u përfshinë nga flakët, ndërsa qindra zjarrfikës dhe punonjës të emergjencës vrapuan për të shpëtuar jetët e njerëzve të ngujuar brenda. Sulmet nuk përfunduan në New York. Në orën 09:37, një avion i tretë u përplas mbi Pentagon, ndërtesën e Departamentit të Mbrojtjes në Washington, ndërsa avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët ndërhynë kundër rrëmbyesve. Në total, 2,977 persona humbën jetën në sulmet...