Të shtëna me armë në një shkollë në Kolorado/ Tre nxënës të plagosur rëndë, vetëvritet autori i dyshuar

Të shtëna me armë në një shkollë në Kolorado/ Tre nxënës të plagosur rëndë, vetëvritet autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë tronditi Evergreen High School në Kolorado të mërkurën pasdite, kur rreth orës 12:24 ndodhën të shtëna me armë zjarri brenda kampusit. Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Jefferson, tre studentë u dërguan në spital në gjendje kritike, mes tyre edhe autori i dyshuar i sulmit, i cili mbeti i plagosur pasi qëlloi me armë. Më vonë, autoritetet konfirmuan se i dyshuari ndërroi jetë. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik. Nga të plagosurit, një student vazhdon të jetë në gjendje kritike, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Një nxënës i katërt u dërgua gjithashtu në spital, por me lëndime të paqarta. Reagimet dhe masat e menjëhershme Guvernatori i Kolorados, Jared Polis, reagoi menjëherë pas sulmit: “Jam i shkatërruar...