Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Merrnin deri në 35 mijë euro për ‘ëndrrën amerikane’, pranga 3 personave në Tiranë
pamje nga arrestimi TIRANË- 3 persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore. Çerkez Nikoçi, Hazir Maçi dhe Ardjan Pirani, iu merrnin qytetarëve deri në 35 mijë euro, me qëllim futjen e paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në krye të grupit qëndronte shtetasi Hazir Maçi, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, ka kontrabanduar disa shtetas shqiptarë, nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE, prej andej në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera, me qëllim final premtimin dhe dërgimin e tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. NJOFTIMI I POLICISË Goditet një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore. Operacioni policor i koduar "Rrjeti",...