Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Durrës–Rinas–Tiranë
Hekurudha Shqiptare ka hapur këtë javë tenderin për “Elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës–Tiranë (PTT) dhe lidhjen e re hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)”, i cili do të zhvillohet në dy faza.Në këtë fazë nuk ka të dhëna mbi koston, por gjatë një inspektimi të zhvilluar në gusht për ecurinë e punimeve, zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se elektrifikimi parashikohet të kushtojë rreth 27 milionë euro.Sipas detajeve të publikuara, faza e parë përfshin dorëzimin e propozimit teknik (pa çmime), ku përfshihen zgjidhjet teknike dhe informacioni mbi kualifikimet e kompanisë.Pas vlerësimit, kompanitë e kualifikuara do të ftohen në një takim sqarues. Faza e dytë parashikon dorëzimin e propozimit të përditësuar teknik, me ndryshimet e kërkuara nga autoriteti kontraktor, si...