Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
24 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën, SHBA-ja përkujton tragjedinë e 11 shtatorit
Bota E Enjte, 11 Shtator 2025 10:03 Shtetet e Bashkuara po shënojnë 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 me ceremoni solemne, vepra vullnetare dhe aktivitete përkujtimore kushtuar gati 3 mijë viktimave. Të afërmit e të ndjerëve, përfaqësues shtetërorë dhe figura politike u mblodhën sot në New York, në Pentagon dhe në Shanksville të Pensilvanisë për të nderuar jetët e humbura. Ndërkohë, të tjerë zgjodhën mënyra më intime për ta përjetuar ditën, përmes aktiviteteve familjare dhe shërbimeve komunitare. James Lynch, që humbi babanë e tij, Robert Lynch, në sulmet ndaj Kullave Binjake, tha se për familjen e tij dhimbja është gjithmonë e pranishme. “Është një nga ato ndjenja që nuk ikin kurrë. Por gjetja e gëzimit brenda atij pikëllimi ka qenë pjesë e rritjes...