Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Dosja Veliaj nuk ka përfunduar”/ Avokati Petraj: Gjyqtari i seancës paraprake vendos se çfarë do të bëhet
                            Avokati Edmond Petraj thotë se dosja për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj nuk ka përfunduar. Në një emision Petraj u shpreh se dosja përfundon kur gjyqtari i seancës paraprake vendos nëse do kalojë apo jo për gjykim. “Nuk ka përfunduar dosja. Dosja përfundon kur gjyqtari i seancës paraprake vendos se çfarë do të bëhet me këtë dosje. A do të kalojë për gjykim? Do të hajë kohë, do t’i duhet kohë. Te pjesa e procedurës penale ne duhet të ndryshojmë afatet. Me afatet që kemi, brenda kornizës së pjesës së procedurës penale, ne nuk e respektojmë dot atë. Do të vazhdojë 1 muaj, 2 muaj, janë shumë persona në këto dosje. Njëri do kërkojë gjykim të shkurtuar, njëri nuk do kërkojë. Do jetë një kompleksitet....