Lirohet nga burgu operatori i medias në Kosovë, prokurori: Nuk u filmuan vajzat e Presidentes

Lirohet nga burgu operatori i medias në Kosovë, prokurori: Nuk u filmuan vajzat e Presidentes

Jetmir Muji dhe Vjosa Osmani KOSOVË-Jetmir Muji, operatori i portalit Paparaci, në Kosovë është liruar nga burgu, pasi u ndalua me akuzat se kishte filmuar vajzat e presidentes Vjosa Osmani. “Paparaci” e ka publikuar materialin e xhiruar në afërsi të shkollës private ku ndjekin mësimet dy vajzat e Presidentes dhe nga pamjet ka rezultuar se nuk shihet asnjë fëmijë. Në imazhe ka vetëm xhirime të dy automjeteve të Mbrojtjes së Afërt të Presidentes Osmani, njëra prej tyre e blinduar. Xhirimi nga kameramani Jetmir Muji është bërë nga rruga, në vend publik. Këtë e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit që dha urdhërin për lirimin e Mujit, Rrahim Podvorica. “Mua, kur më kanë njoftuar ma kanë shpjeguar gjendjen. Më kanë thënë që këtu nuk ka vepër penale, sepse e ka...