Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kontrabanda e drogës, Belgjika kërkon mbështetje nga SHBA
FOTO ILUSTRUESE BELGJIKA-Kryeministri belg Bart De Wever kërkoi gjatë një takimi me ministren e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftë kundër kontrabandës transnacionale të drogës. Takimi u zhvillua në portin e qytetit Antverp. De Wever e lavdëroi administratën e Presidentit Donald Trump për përpjekjet e saj për të luftuar trafikun e drogës në Karaibe dhe për vënien në shënjestër të karteleve të drogës në të gjithë Amerikën. "Këto janë lajme shumë të mira për ne", tha De Wever, duke bërë thirrje për të shtuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, "sepse kriminelët e drogës nuk njohin kufij". Noem konfirmoi se SHBA-ja do të vazhdojë të bashkëpunojnë me autoritetet belge në luftën kundër...