Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vlora përfshihet nga reshje të dendura shiu, përmbyten disa lagje
Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:25. Sasia e madhe e shiut ka bërë që disa rrugë dhe lagje të përmbyten. Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona e Skelës,Bulevardi Kryesor I.Qemali , rruga pranë Bibliotekës se qytetit . Gjithashtu nën ujë janë edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”. Ujërat e mbledhura në rrugë vijojnë të jenë të pranishme, ndërkohë që punonjësit e bashkisë janë në terren për hapjen e pusetave. Top Channel