Testamenti i Hulk Hogan trondit fansat/ Vajza e përjashtuar, pasuri prej 5 milionë dollarësh dhe një familje e ndarë deri në fund

Testamenti i Hulk Hogan trondit fansat/ Vajza e përjashtuar, pasuri prej 5 milionë dollarësh dhe një familje e ndarë deri në fund

Pas vdekjes së legjendës së WWE, Hulk Hogan, dokumentet e testamentit kanë konfirmuar përçarjen e thellë familjare që e ndoqi deri në ditët e fundit të jetës. Ikona e wrestling-ut ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në korrik, pas një arresti kardiak. Vetëm pak ditë para vdekjes, Hogan pati një bisedë të shkurtër dhe emocionale me vajzën e tij, Brooke Hogan, pas vitesh mungese komunikimi. Por detajet e testamentit tregojnë një realitet të dhimbshëm: Brooke nuk figuron si përfituese në pasurinë e babait të saj. Çfarë la pas Hulk Hogan? Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë nga djali i tij, Nick Hogan, dhe publikuara nga US Weekly, pasuria totale e Hulk Hogan vlerësohet në rreth 5 milionë dollarë. Ai la: $2,000 në kriptomonedha Rreth $800,000 në...