Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Euro ra, por deficiti i jashtëm u rrit në tremujorin e dytë, nga importet dhe ngadalësimi i turizmit
Deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit kishte vlerën e 263 milionë eurove, 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Megjithatë, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në dy vitet e fundit, deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar nivelet më të larta pas pandemisë. Megjithatë, për shkak të ndikimit të madh të sezonit turistik, në bilancin e jashtëm, deficiti ka një tendencë të ngushtohet ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të vitit.Deficiti tregtar në mallra vazhdon të përcaktojë pozicionin deficitar...