Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kush është Berisha?”/ Ish-deputeti nxjerr të palarat e PD-së: Bëjnë pazare, shiten për interesa…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ku komentoi mbledhjen e Kryesisë së PD-së dhe zhvillimet brenda partisë. Murrizi ngriti pikëpyetje mbi përfshirjen e disa emrave në struktura pa kaluar në votim dhe kritikoi vendimmarrjet e fundit të lidershipit, duke e cilësuar përjashtimin e disa figurave si të nevojshëm. Ai theksoi se nënkryetarët e partisë duhet të zgjidhen nga Këshilli Kombëtar dhe jo të caktohen nga liderët, duke e cilësuar emërimin e Gazment Bardhit si të papërshtatshëm. “Sa kohë mandati i deputetëve mbaron më 12, duhet të ishin në kryesi. Nuk besoj se ka ndonjë arsye të fortë për të mos qenë aty, aq më tepër që janë pa pagesë. Nuk e kuptoj dot çfarë sikleti...