Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Durrës, mbytet në det një 16-vjeçar
Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 20:37 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i mitur ka humbur jetën tragjikisht. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, 16-vjeçari me inicialet E. V., banues në të njëjtën lagje, është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, i riu nuk ka mundur të shpëtojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.