“Arkitekti i vendit që shikon drejt të ardhmes”/ Aktori turk dhe bashkëshortja e tij Almeda Abazi takohen me Ramën

“Arkitekti i vendit që shikon drejt të ardhmes”/ Aktori turk dhe bashkëshortja e tij Almeda Abazi takohen me Ramën

Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij shqiptare Almeda Abazi janë takuar me Kryeministrin Edi Rama. Sipas fotos që ka publikuar në Instagram vetë aktori turk, takimi ka ndodhur në Parkun e Edenit në Kryeministri. Tolgahan Sayisman shprehet entuziast për këtë takim, teksa Kryeministrin Rama e konsideron lider vizionar dhe arkitekt të një vendi që shikon me shpresë drejt të ardhmes. “Është një nder i madh për mua të jem në të njëjtën kornizë me liderin vizionar të Shqipërisë, Edi Ramën. Arkitekti i një vendi që shikon me shpresë drejt së ardhmes… Energjia dhe vizioni i tij janë vërtet frymëzuese. Jam i bindur që edhe në mandatin e ri 4-vjeçar do të realizojë gjëra të mrekullueshme për Shqipërinë. Me shumë respekt, i...