Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Aksident në Fier, makina merr përpara dy të moshuarit. Dërgohen me urgjencë në spital
                            Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier, ku një automjet ka përplasur dy të moshuar teksa po kalonin në vijat e bardha. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.