“Abuzime me lejet e ndërtimit”/ Hetimi ndaj Veliajt, reagon avokati: Dy çështjet e dosjes do të rrëzohen gjatë rrugës

“Abuzime me lejet e ndërtimit”/ Hetimi ndaj Veliajt, reagon avokati: Dy çështjet e dosjes do të rrëzohen gjatë rrugës

Avokati Edmond Petraj ka reaguar lidhur me përfundimin e hetimit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i cilësuar si të pabazuara dhe të pasakta akuzat për shpërdorim detyre dhe “konflikt interesi”. Petraj tha në një studio televizive se dy nga pikat kyçe të çështjes nuk qëndrojnë në aspektin juridik. “Duhet mbrojtur fort nga SPAK ajo për të cilën nuk më duket aspak bindëse e gjithë situata, ku flitet për shpërdorim detyre dhe aq më tepër konflikti i interesit, Ajola Xoxa është direkt aplikuese e lejes? E dyta është te pjesa e rrugës. Rrugët në përgjithësi miratohen me planprojekt me mazhorancën në këshillin bashkiak. Këto dy elemente administrative, kam përshtypjen që konflikt i interesit do të bjerë ashtu si do bjerë edhe futja...