Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Çifti i të moshuarve përplaset nga makina në vijat e bardha, dërgohen në spitalin e Fierit
                            Brenda pak ditësh, në qytetin e Fierit është shënuar rasti i dytë i një aksidenti në vijat e bardha. Vetëm pak minuta më parë, një çift të moshuarish është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha. Të dy të moshuarit u transportuan me ambulancë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për të kryer veprimet procedurale. Top Channel