Presidenti Begaj: Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

Presidenti Begaj: Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

Presidenti Bajram Begaj dënon veprimet e Rusisë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë. Begaj shpreh mbështetje të plotë për Poloninë, teksa theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit brenda Aleancës përballë sfidave të sigurisë në Evropë. “Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe përshëndesim reagimin e saj, në bashkëpunim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe garantimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve”, theksoi Begaj. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk informoi sot se një “numër i madh” dronësh rusë u rrëzuan gjatë natës mbi hapësirën ajrore të Polonisë. Mbrëmjen e djeshme, autoritetet polake mbyllën përkohësisht aeroportin ”Chopin” të Varshavës dhe vunë mbrojtjen ajrore...