Kreu i avokatëve kundër draftit të Kodit të ri Penal: Kush e ngriti grupin që vetëquhen ekspertë?

Kreu i avokatëve kundër draftit të Kodit të ri Penal: Kush e ngriti grupin që vetëquhen ekspertë?

Drafti i Kodit të ri Penal ka ngjallur shumë diskutime në sferën publike dhe politike. Ky draft ka 952 nene, më shumë se dyfish nga nenet që disponon Kodi aktual. Avokati Saimir Vishaj, i ftuar në Report Tv, ka evidentuar disa gabime terminologjike që janë përdorur. Një e tillë është edhe fjala “zor”. “Ka lapsus jo vetëm në formulim, ka lapsus dhe në terminologji, nuk janë të gjuhës. Ne kemi dispozitë për shembull ‘martesa me zor’. Fjala zor në kuptimin shqiptar është zorrë uji, është zorrë e një organi, nuk mundesh të përdorësh në terminologji juridike fjalën zor. Ne zorën e kemi në kanosje, e kemi në dhunë, janë terminologji tipike të jurisprudencës. Nxitimi që i është bërë grupit…”. Avokati Vishaj ka kritika edhe për...