Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndërhyrja me dronë/ Polonia kundërshton reagimin e Rusisë: Nuk ishte aksidentale, kërkojmë nga NATO mbrojtje më të fortë
Polonia nuk ka dyshim se dronët që fluturojnë në territorin e saj nuk ishin aksidentale, tha ministri i jashtëm i vendit. Radoslaw Sikorski u tha gazetarëve se incidenti ishte një sulm i paprecedentë ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ai shtoi se kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka kërkuar mbrojtje ajrore më të fortë. Kjo vjen pasi ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se “nuk ishte planifikuar asnjë objektiv në territorin e Polonisë për t’u goditur”.