Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, Begaj: Shqipëria e dënon, shprehim solidaritet

Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, Begaj: Shqipëria e dënon, shprehim solidaritet

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Z.Begaj, me anë të një postimi në llogarinë X, dënon aktin e Moskës dhe rithekson angazhimin e Shqipërisë ndaj unitetit të NATO-s dhe parimit të mbrojtjes kolektive. “Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me Poloninë dhe mirëpresim reagimin e saj, në koordinim me NATO, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe ndaj sigurimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë Aleatëve”, shkruan presidenti Begaj. Albania condemns the violation of Poland’s airspace by Russia. We express our full solidarity with Poland and welcome its response, in coordination with @NATO, to prevent further escalation. Albania...