Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SPAK çoi në gjykatë dosjen e Veliajt, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Deklaratat janë marrë nën presion, u shkelën afatet hetimore
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë. Në asnjë faqe të kërkesës për gjykim nuk provohet: • asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë subjekt privat;• asnjë abuzim me detyrën publike që i është besuar për tre mandate nga qytetarët e Tiranës;• dhe mbi të gjitha:Asnjë provëAsnjë faktAsnjë dokument Përkundër përshtypjeve që synon të krijojë deklarata e SPAK-ut, asnjë gjyqtar paraprak apo gjykatë nuk ka shqyrtuar ende ndonjë nga akuzat apo ndonjë provë në mbështetje të tyre. Ne jemi të shqetësuar nga shpërfillja e normave bazë që udhëheqin zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjeve...