Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë rikonfirmoi të mërkurën mbështetjen për SPAK, duke vlerësuar arritjet e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit duhet të jetë i paanshëm dhe transparent. Në fjalimin e saj gjatë konferencës së OSBE-së mbi “Lidhjen midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhunshme”, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Nancy VanHorn, vlerësoi kreun aktual të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, dhe tha se SPAK është kthyer në një partner kyç të SHBA-së dhe institucioneve ndërkombëtare. “SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u gjithashtu, sigurisht, i nënshtrohet ligjeve të...