Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
I mori 8 mijë euro një klienti për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Avokati Besart Logu ka përfunduar në arrest shtëpiak. Ai u izolua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për ushtrim ndikimi të paligjshëm, pasi i mori 8 mijë euro një klienti të tij. SPAK me anë të një njoftimi zyrtar thotë se avokati Logu i mori paratë për të ndikuar të funksionarët e drejtësisë, dhe jo për shërbime avokatie, siç pretendoi pak më herët vetë avokati në një reagim në rrjetet sociale.Lexo edhe :Related Posts Prokuroria e Posaçme bën me dije se kjo ngjarje ka ndodhur më 13 dhjetor 2024. Ndaj Logut rëndojnë akuzat për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të drejtësisë”. NJOFTIMI: Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së...