Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SHBA sanksionon disa ish-zyrtarë të Malit të Zi
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga Mali i Zi për shkak se ata dyshohet se janë përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë ndihmuar në operacione të trafikimit të drogës. Sipas njoftimit zyrtarët e sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviç, dhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica. Atyre iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Sipas Uashingtonit, Bozhoviç ka abuzuar me pozitat e tij publike për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet të trafikimit ndërkombëtar të drogës. Ndërkaq, Medenica, sipas DASH-it, ka abuzuar me pozitën e saj publike për të mbështetur një organizatë kriminale të kontrabandës duke nxjerrë informacione gjyqësore, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe duke pranuar ryshfet për...