Rikthehen reshjet e shiut/ Temperatura të ‘papritura’, ja parashikimi i motit për nesër

Rikthehen reshjet e shiut/ Temperatura të ‘papritura’, ja parashikimi i motit për nesër

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit. Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në zonën perëndimore dhe atë qendrore. Në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Në veriperëndim, perëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të...