Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Britania e Madhe: Putin po arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës
Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, i quajti veprimet e Rusisë “të rrezikshme, të pamatura dhe të pashembullta”. Ai thotë gjithashtu se u ka kërkuar forcave të armatosura britanike të shqyrtojnë mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s mbi Poloninë. “Mbrëmë, Putini arriti një nivel të ri armiqësie kundër Evropës”, tha Healey. “Ne pamë përtej kufirit lindor të NATO-s një shkelje serioze të hapësirës ajrore polake, aq të thellë saqë Aeroporti i Varshavës u mbyll dhe avionë luftarakë të NATO-s që rrëzuan dronë rusë, në atë që është veprimi i parë mbrojtës i këtij lloji që kur Putini nisi sulmin e tij në shkallë të plotë ndaj Ukrainës”, shtoi ai. /vizionplus.tv