Franca “vlon” nga protestat antiqeveritare, shkon në 300 numri i të arrestuarve

Franca “vlon” nga protestat antiqeveritare, shkon në 300 numri i të arrestuarve

Franca mbetet në trazira , ku po zhvillohen demonstrata masive nga qytetarët që iu përgjigjën thirrjes online për të  bllokuar”gjithçka” . Sipas shifrave të fundit nga Ministria e Brendshme Franceze, arrestimet arritën në 300 nga të cilat 171 u kryen në rajonin e Parisit. Deri në mesditë, policia kishte shpërndarë 106 bllokada, ndërsa u mbajtën gjithsej 273 tubime dhe 157 bllokada, me rreth 29,000 pjesëmarrës. 105 zjarre shpërthyen në vende publike, disa prej tyre larg qendrave të demonstratave, ndërsa katër oficerë policie u plagosën lehtë. Në Ardenne , dy automjete u shkatërruan në një gurore, ndërsa në Sébastien një kullë telekomunikacioni u vu në flakë . Ndërhyrjet u zhvilluan në mbi 100 shkolla dhe universitete, ndërsa në Rennes , një autobus u dogj dhe një...