Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Regjistrohen 75% e maturantëve në Universitete! Raundi i dytë, nga 9 shtatori deri më 8 tetor
Sot ka nisur faza e fundit e regjistrimeve për maturantët fitues në universitetet publike. Faza e 7-të do të zgjasë po 48 orë dhe do të mbyllet pasditen e 11 shtatorit. Sipas të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar, deri më tani janë regjistruar 75% e maturantëve. Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë prej 48-orëshe, 12-13 shtator, për çregjistrim për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë. Raundi i dytë i regjistrimeve do të nisë me 9 shtator edhe do të zgjasë deri më 8 tetor. Degët e preferuara edhe për këtë vit janë Teknologjia dhe Inxhinieria, ndjekur më pas nga mjekësia. Programet e mësuesisë vijojnë të mbeten më pak të preferuarat, me një...