“Zbutet” Irani, pranon inspektimet bërthamore/ Vuloset marrëveshja me IAEA

“Zbutet” Irani, pranon inspektimet bërthamore/ Vuloset marrëveshja me IAEA

Me një qëndrim dukshëm më të zbutur, Irani ka arritur me organizmin mbikëqyrës të OKB-së për energjinë bërthamore një marrëveshje për rinisjen e inspektimeve në disa objekte të republikës Islamike, përfshirë ato të bombarduara nga SHBA-të dhe Izraeli, gjatë konfliktit të shkurtër me shtetin hebre. Sipas informacioneve të drejtuesit të IAEA, Rafael Grossi, kjo agjenci ka arritur me Iranin një ujdi për të rifilluar inspektimet. “Marrëveshja e arritur me ministrin e Jashtëm iranian, Abas Aragchi është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, edhe pse ka ende shumë për të bërë sa i takon vënies së saj në jetë“, u shpreh Rafael Grossi, shef i IAEA. Marrëveshja mbi modalitetet praktike u arrit në Kajro. Aragchi vetë u shpreh se pakti me IAEA-n merr parasysh...