Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gara për kreun e ri të SPAK/ Anëtari i KLP-së kërkon votim të cilësuar, këshilli i Prokurorisë ndahet në dy kampe
Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-ut mund të krijojë probleme brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili pas një jave hap garën për pasardhësin e Altin Dumanit. Tre vjet më parë, në një proces të tensionuar, që arriti kulmin me replikat publike mes kryeministrit dhe ambasadores amerikane, zoti Dumani, mori shumicën e votave të KLP-së, 5 nga 11 të pranishëm. Një proces që u krye në praninë e pazakontë të ambasadores amerikane të kohës, Yuri Kim. Por, pas gati tre vitesh, po vlerësohet që rregullorja për votimin e kryeprokurorit të radhës të rishikohet dhe dilema lidhet shpalljen si fitues të pretendentit që merr më shumë vota Gara hapet në 18 shtator dhe njëri nga anëtarët kërkon që rregullorja për mënyrën e votimit të...